Bujar Leskaj ka qenë ndër drejtuesit e parë të qarqeve të PD-së që ka nisur takimet elektorale në terren që në vjeshtën e vitit që shkoi. Ndërkohë këto ditë takimet natyrshëm janë intensifikuar më shumë. Por ajo që bie në sy është fakti se po shkelen kufizimet e pandemisë. Nëpër takime janë të pranishëm më shumë se 10 persona dhe pa mbajtur maska fare. Të njëjtën gjë bën në Sarandë edhe Jolio Dine, i propozuar nga anëtarësia e demokratëve për të qenë kandidat për deputet. Dine ka qenë së fundi në disa fshatra të Konispolit. Edhe aty kishte më shumë se 10 persona në takim dhe që nuk mbanin maska. Nuk dihet se çfarë bën Policia e Shtetit në një situatë të tillë kur kemi haptazi shkelje të aktit normativ të miratuar nga qeveria muaj më parë. Më poshtë po sjellim disa foto nga takimet e PD.
©argjiroja.net