• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Britania ashpërson ligjet: Kush hyn ilegalisht me gomone kthehet mbrapsht menjëherë

06/03/2023
Britania ashpërson ligjet: Kush hyn ilegalisht me gomone kthehet mbrapsht menjëherë

Kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone do të pengohet të kërkojë azil. Ligjet e reja pritet të hyjnë në fuqi këtë javë.

Ministrat do të kenë për detyrë të “ndalojnë dhe largojnë me shpejtësi” këdo që shkon në brigjet britanike përmes kësaj rruge, tha Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka përsëritur se “ndalimi i gomoneve” është një nga pesë prioritetet e qeverisjes së tij.

Organizata bamirëse e Kryqit të Kuq Britanik i ka cilësuar planet “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Ministrja e Brendshme Braverman pritet të prezantojë legjislacionin e ri të martën.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë për të dëgjuar çështjen e tyre. Por me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, ata që mbërrijnë me gomone do të pengohen të kërkojnë azil në Britani të Madhe do të largohen në Ruandë ose në një “vend të tretë të sigurt” dhe do të ndalohen përgjithmonë të kthehen në ishull.

“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, ishte paralajmërimi i fundit i kryeministrit Rishi Sunak.

Ai pritet të udhëtojë në Paris për një samit, i pari që nga 2018. Mendohet se Sunad dhe Macron do të diskutojnë për krizën e gomoneve.

Një total prej 45.755 emigrantësh kaluan Kanalin La Mansh për në Britani në vitin 2022. Ky është numri më i lartë që kur këto shifra filluan të mblidheshin nga qeveria në vitin 2018.

Azilkërkuesit që shkojnë në Britaninë e Madhe janë nga një sërë vendesh, ku dominojnë qytetarët nga Shqipëria, Irani, Iraku, Afganistani dhe Siria.

Related Posts

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë
Kryesore

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

08/12/2025
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda
Kryesore

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda

08/12/2025
E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

VIDEO/ Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon

08/12/2025
Ngjarja tronditëse pas nofkës ‘Noti’! Labi thotë se djali i tij ka qenë duke u mbytur në det

Ngjarja tronditëse pas nofkës ‘Noti’! Labi thotë se djali i tij ka qenë duke u mbytur në det

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al