• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Brenda X6 luksoze, policia greke tregon si u arrestua në Janinë Laert Haxhiu

24/05/2023
Brenda X6 luksoze, policia greke tregon si u arrestua në Janinë Laert Haxhiu

Policia greke ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në qytetin e Janinës. Policia bën me dije se i shumëkërkuari shqiptar ra rastësisht në rrjetën e policisë, pas nisjes së një hetimi për një rast të emigracionit të paligjshëm.

Policia ishte në ndjekje të një 22-vjeçari i cili dyshohej se ishte pa leje qëndrimi në Greqi.

22-vjeçari po udhëtonte në një mjet luksoz BMW X6 me dy persona, në të cilin pasagjer ishte Laert Haxhiu dhe shofer një 35-vjeçar.

Pasi ndjekjes së gjatë policore, mjeti luksoz u aksidentua dhe rrethua nga efektivët e policisë. Pas verifikimeve u konstatua se një prej personave ishte Laert Haxhiu, i cili paraqiti një dokument të falsifikuar tek autoritetet.

“Më datë 22-05-2023, në orët e mbrëmjes në Janinë janë arrestuar nga efektivët 3- të huaj, në kuadër të hetimeve për një rast të emigracionit të paligjshëm.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçar, një 35-vjeçar dhe një 22-vjeçar, ndaj të cilëve është ngritur dosje për shkelje të legjislacionit për të huajt, falsifikim dokumentesh dhe dëshmi të rreme.

Në veçanti, lidhur me dinamikën e ngjarjes, të huajt hipnin në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari dhe fillimisht tentuan të shmangnin kontrollin e policisë.

Siç rezultoi, 35-vjeçari dhe 31-vjeçari po transportonin me makinën e sipërpërmendur 22-vjeçarin, të cilit i mungonin dokumentet për hyrjen dhe qëndrimin e ligjshëm në vend.

Më tej, 31-vjeçari ka treguar një kartë identiteti greke, e cila posedohej në mënyrë të paligjshme dhe nga hetimet që pasuan me asistencën e Departamentit të Hetimit Kriminal të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u zbulua se dokumentet ishin të rreme.

Në vazhdim të hetimeve të çështjes, u konstatua se 31-vjeçari ishte në kërkim nga INTERPOL Albania për vrasje të mbetur në tentativë ndaj dy personave dhe armëmbajtje pa leje.

Më tej, rezultoi se 22-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare, në shkallë vendi, për veprën penale të ndihmës dhe nxitjes së plagosjes së rëndë me dashje.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar: Makina e mësipërme, karta e identitetit e falsifikuar, një shumë parash prej 1400 euro dhe 4 celulare. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Janinës z”, njoftoi policia greke.

Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, per te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.

Kujtojmë se Haxhiu u shpall rreth një vit më parë së bashku me Talo Çelën, Jani Aliajn, Ibrahim Licin dhe Erjon Llapushi, në listën e 5 njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Gruaja rrihet nga burri në Gjirokastër, policia zbardh të vërtetën e letrave të publikuara në internet
Kryesore

Gruaja rrihet nga burri në Gjirokastër, policia zbardh të vërtetën e letrave të publikuara në internet

09/06/2023
Projeksioni/ Sa deputetë do merrte PS dhe opozita sipas votave të 14 majit
Kryesore

Projeksioni/ Ja sa deputetë do merrte PS dhe opozita sipas votave të 14 majit

09/06/2023
I dënuar për vrasjen e Elton Çiços, sekuestrohet pasuris e Jani Aliajt
Kryesore

I dënuar për vrasjen e Elton Çiços, sekuestrohet pasuris e Jani Aliajt

09/06/2023
Prestigjiozja The Economist për Ramën: Një yll në Ballkan...
Kryesore

Prestigjiozja The Economist për Ramën: Një yll në Ballkan…

08/06/2023
Qeveria greke miraton linjë direkte me autobus Athinë-Himarë
Kryesore

Qeveria greke miraton linjë direkte me autobus Athinë-Himarë

09/06/2023
Himarë, sherr mes dy personave për një dhomë pushimi
Kryesore

Himarë, 55-vjeçari goditet me sende të forta në kokë

09/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve

Më në fund! WhatsApp sjell ndryshimin që do t’ju gëzojë të gjithëve

09/06/2023
Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)

Agron Llakaj tregon rolin që u frymëzua prej babait: Donte vetëm të dhuronte të qeshura (FOTO)

09/06/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al