• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Brenda makinës luksoze të Enver Hoxhës, me këtë ‘Benz’ udhëtoi drejt Gjirokastrës. Diktatori ulej gjithmonë pas shoferit (VIDEO)

02/07/2020
Brenda makinës luksoze të Enver Hoxhës, me këtë ‘Benz’ udhëtoi drejt Gjirokastrës. Diktatori ulej gjithmonë pas shoferit  (VIDEO)

Diktatori Enver Hoxha ka përdorur një makinë për disa raste të veçanta. Bëhet fjalë për një makinë “Mercedes-Benz” të prodhuar në vitin 1966 dhe për kohën ka qenë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta të kohës.  Një mrekulli inxhinierike e konsideruar nga ekspertët. Është prodhuar me porosi dhe e personalizuar. Emisioni “Opinion” në Tv Klan u ndal tek një seri makinash Retro mbrëmjen e kësaj të marteje.

Makina e diktatorit ka një lartësi tejet të lartë në pjesën e prapme. Timoni është ndër më elegantët për kohën. Çdo gjë është e veshur me inoks, diçka e rrallë për kohën. Midis tyre ka kondicionim me dy zona, sedilje me amortizim special dhe radio komunikimi. Makina ka të regjistruara 14 mijë kilometra. Madje Blendi Fevziu solli në pah një detaj interesant, që Hoxha asokohe i ka hipur shumë pak.

Pjesa më interesante është ku ulej Hoxha. Aty kishte perde, ndërsa ai nuk ulej prapa truprojës siç ndodh zakonisht, por prapa shoferit. Makina kishte hapjen e xhamit si dhe shtyrjen e sediljeve me buton, diçka që është e rrallë edhe për makinat ditën e sotme.  Mjeti kishte mundësinë për një tavolinë ku diktatori mund të shkruante. Edhe pjesa e bagazhit është interesante. Brenda ka gomën rezervë, një gomë që sipas legjendës nuk është ndërruar kurrë.  Makina është prodhuar në afro 25 copë dhe ka funksione që për kohën nuk i kishte asnjë makine serie. Nuk është një makinë e blinduar, por një version i një limuzine për shkak të gjatësisë. Mjeti është pronë e shtetit shqiptar.  Për herë të fundit makina është përdorur për ku ka mirëpritur grupin legjendar ‘Scorpions’./tvklan.al

Related Posts

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

13/02/2026
“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al