Specialistët e Seksisonit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore te Policise Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: K. S., 37 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qënë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.