Pas debatit mes Melisës dhe Edit mbrëmjen e djeshme në ’Përputhen Prime ka reaguar edhe Elvisi. Ai i tha Melisës se ajo ka hyrë duke bullizuar dhe tani po jep leksione bullizimi. Kjo ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Melisës e cila la studion dhe u largua duke qarë. Ndërkohë sot në Përputhen , Melisa kërkoi ndjesë: E nxora të gjithën dje. I kërkoj ndjesë produksionit, ishte sjellje skandaloze e imja. Ishte javë e ngarkuar për mua, kur mbushet kupa dhe për një pikë mbushet. E di që s’më ka hije një gjë e tillë, të gjithë kanë një thembër Akili, dhe kjo është e imja. Unë nuk e kam për turp të kërkoj ndjesë.