• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bordi ul çmimin e naftës një ditë para protestës së opozitës

11/11/2022
Bordi mblidhet sërish, rrit çmimin e benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimin e karburantit në vend. Mësohet se nafta është ulur me 5 lekë dhe benzina me 2 lekë. Nafta do të shitet në treg jo më shumë se 227 lekë/litri, dhe benzina jo më shumë se 210 lekë/litri. Vendimi vjen një ditë para protestës së opozitës. I pandryshuar ka ngelur çmimi i gazit, i cili do të shitet me 74 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës 11.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 11 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, – 4 nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, – 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 118.03 ( -1.24 nga data 1.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Related Posts

Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026
policia e shtetit, aplikime, shkolla, sulmi kibernetik
Kryesore

“I bie që na e ka fut Danjeli për atë…”/ Zbardhet dosja e SPAK për 3 policët në Orikum, si i morën 2.7 milionë lekë qytetarit!

30/01/2026
Edhe Gjykata e Vlorës i jep Tavos mandatin e Himarës
Kryesore

PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës

30/01/2026
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me ofertat për kredi

30/01/2026
“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin
Kryesore

“Shtegu i Ali Pashës” nga projekti 40 mln euro i turizmit transformon Salarinë, Gusmarin, Progonatin

30/01/2026
Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij
Kryesore

Vrau 9-vjeçarin në vitin 1997! Shqiptari arrestohet në Greqi, pritet ekstradimi i tij

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

VIDEO/ Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

31/01/2026
Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

Ndeshje epike në “Australian Open 2026”, Alkaraz e Djokovic janë në finale

31/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al