• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bordi njofton çmimet e reja të karburantit në Shqipëri

27/08/2022
Qeveria shtyn edhe me një vit koncensionin që rrit me 10 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e karburanteve në vendin tonë. Kështu është ulur çmimi i naftës, ku një litër do të shitet me 236 lekë nga 239 që ishte.

Benzina do të shitet me 189 lekë për litër nga 205 që ishte ndërsa gazi do të shitet me 79 lekë për litër nga 78 që ishte më parë.

Vendimi i bordit do të hyjë në fuqi sot nga ora 18:00.

ÇMIMET E MËPARSHME TË KARBURANTEVE

Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran ku benzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 248 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqipëtar dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase por edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Related Posts

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026
Aksidenti tragjik në Athinë, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)
Kryesore

Aksidenti tragjik në Athinë, humb jetën 16-vjeçari shqiptar (Emri)

14/02/2026
Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar
Kryesore

Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet 25-vjeçari shqiptar

14/02/2026
Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bombë” me Cristiano Ronaldon, refuzon të luajë me Al Nasr! Cila është arsyeja?

962 gola dhe nuk ndalet: Ronaldo vazhdon misionin historik

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al