• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bordi mblidhet sërish, cakton çmimin e ri të naftës

09/12/2022
Ulet në bursë çmimi i naftës njësoj si para luftës, në Shqipëri bordi “harron” të mblidhet

Çmimet e hidrokarbureve në vend kanë pësuar një ulje të lehtë, me vendimin e kësaj të premteje të Bordit të Transparencës. Nafta ka pësuar një ulje prej dy lekësh. Nga pasditja e sotme, do të shitet në pikat e karburantit për 184 lekë/litër.

Me pesë lekë më lirë do të shitet dhe benzina. Nga 180 lekë, një litër benzinë tashmë do të shitet për 175 lekë.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm. Një litër gaz do të vijojë të shitet për 69 lekë/litri.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 08.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 677, -42 nga data 06.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 797, -22 nga data 06.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 111. 44 (+0.04 nga data 06.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë
Kryesore

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra
Kryesore

Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

02/02/2023
Çmenduri në Greqi, shqiptari tërheq qenin zvarrë me makinë, arrestohet nga policia
Kryesore

Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi

02/02/2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother
Kryesore

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother

01/02/2023
Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë
Kryesore

Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë

01/02/2023
Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös
Kryesore

Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al