Bordi i Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 ka ndryshuar çmimet zyrtare të karburanteve nga ato të përcaktuara në mbledhjen e fundit. Në bazë të vendimit çmimi i naftës është ulur me 5 lekë ndërsa ai i benzinës me 3 lekë. Gazi i lëngshëm për automjete nuk ndryshon. Me 6 lekë është ulur edhe çmimi i gazoilit për peshkim.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil (naftës) i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet zyrtare të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.