• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bordi i qeverisë rrit çmimin e naftës me 9 lekë

17/01/2023
Ulet në bursë çmimi i naftës njësoj si para luftës, në Shqipëri bordi “harron” të mblidhet

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë duke e çuar në 208 lekë për litër.

Ndërsa benzina do të shitet me 189 lekë për litër, nga 177 që ishte më parë. Çmimi i gazit të lëngshëm nuk ka ndryshuar, duke u shitur me 71 lekë për litër.

Vendimi i Bordit do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 17 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Paska qenë njeri i pabesë”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e mjekëve
Lajme

“Paska qenë njeri i pabesë”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e mjekëve

04/02/2023
Berisha-Ramës: S’ke parë gjë akoma!
Lajme

Berisha-Ramës: S’ke parë gjë akoma!

03/02/2023
Rudina Xhunga: Ne jemi primitivë. Sot, më të kërcënuar se kurrë nga injoranca!
Lajme

Rudina Xhunga: Ne jemi primitivë. Sot, më të kërcënuar se kurrë nga injoranca!

03/02/2023
Në arrest shtëpie për drogë, shqiptari ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracën e shtëpisë
Lajme

Në arrest shtëpie për drogë, shqiptari ja shtron me miqtë mish dhe kokainë në taracën e shtëpisë

02/02/2023
Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë
Lajme

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

01/02/2023
Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni
Lajme

Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Paska qenë njeri i pabesë”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e mjekëve

“Paska qenë njeri i pabesë”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e mjekëve

04/02/2023
Aksident në rrugën Tepelenë-Përmet, ndërron jetë shoferi, plagoset 22-vjeçari

Aksidenti te kthesa e Lazaratit, arrestohet shoferi i kamionçinës

04/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al