Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro prezantuan në Gjirokastër një instrument të ri qeveritar për restaurimin e shtëpive karakteristike. “Bonusi i Rijetëzimit” ofron mbështetje për individët që duan të restaurojnë shtëpitë dhe t’i kthejnë ato në bujtina apo njësi shërbimi.
“Një nismë që kërkon kontributin e drejtpërdrejtë të komunitetit dhe vullnetin për të ndryshuar faqen e qyteteve tona. Ky Bonus, që do të jepet në formë granti për mirëmbajtje dhe rijetësim të objekteve në këto qendra, me shuma nga 1-5 milionë lekë, vjen bashkë me një paketë mbështetëse të qeverisë në #kulturë, #agroturizëm, #infrastrukturë, me vizionin për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Me banorët e Gjirokastrës, që e kanë prekur me dorë ndryshimin, Mirela Kumbaro Furxhi, Flamur Golemin… do të bëjmë punë edhe më të mira”, shkruan ministrja Margariti në faqen e saj në Facebook.