Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlmantar të Partisë Socialiste, Edi Rama vlerësoi procesin e zhvilluar deri më tani për propozimin e emrit të kandidatit për President Republike.
“Nuk pati asnjë kapërcim në proces. Kjo na shmangu atë që mund të ishte, siç i thonë këta deputetët nga Gjirokstra, një bolori e madhe, nëse emrat do kishin marrë rrugët dhe do kishin hyrë në dhëmballat dhe dhëmbët e analistëve dhe opinionistëve që përgjithësisht janë në një situatë delikate sepse nuk kanë ushqim të fusin në sherr dynjanë në këtë fazë të jetës politike”, u shpreh kryeministri Rama teksa shpjegonte përse u përzgjodh shefi i Shtabit të Ushtrisë, Bajram Begaj.