Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bën sërish thirrje për banorrët e Gjirokastrës që të mbajnë pastër ambientin dhe të mos hedhin plehrat vend e pavend. Ajo i tërheq vëmendjen kryesisht atyre që banojnë në lagjen “Dunavat”. Ndërkohë përmes një postimi në faqen e saj në Facebook tregon se bashkia ka gjobitur 16 qytetarë për hedhje të plehrave jo në vendet e përcaktuara. Më poshtë apeli i saj i plotë.
Boll me plehrat !!! Kjo jave qe shkoi serish ne qender te vemendjes mbajti Planin e Pastrimit Kombetar!
Qe te mos me “akuzoje” njeri se mbaj me hater Gjirokastren time, nuk ngurrova te ndaj me ju trishtimin tim kur inspektova lagje gjirokastrite; ku ka sokake te paster llams, sa te duket se do shohesh fytyren si ne pasqyre; por ku ka edhe rrepira si perroi poshte lagjes Dunavat, (perseris lagjia e nenes time) që çdo herë mbushet e mbushet e mbushet me plehra me justifikimin e tmerrshem dhe te turpshem se “ketu i kemi hedhur ngahera”.
Ne vijim Bashkia e Gjirokastres angazhoi forca edhe me te perqendruara per ta pastruar, me punetoret qe rrezikuan jeten duke u varur me litar mbi rrepire! Ministria e Turizmit dhe Mjedisit beri thirrje per zbatimin e ligjit kur shkelet ligji, nga institucionet ligjzbatuese.
Policia bashkiake gjobiti 16 familje “per hedhje te mbeturinave ne hapesira te gjelbera e publike”‼️ Pas operacionit te posaçem te pastrimit Bashkia, shtoi numrin e koshave ne lagje‼️ Por ASNJEHERE, pastrimi e koshat e Bashkise Gjirokaster, dhe te asnje bashkie tjeter‼️nuk do te mjaftojnë nese ne i hedhim plehrat kudo ne territor‼️‼️‼️ STOOOOP⛔️⛔️⛔️⛔️Boll more te uruar‼️ Se helmuat dynjane‼️Helmuat veten‼️Moret me qafe femijet tuaj‼️‼️‼️