Emisioni “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës diskutoi për lëvizjen studentore në vitin 1990 që përkoi me themelimin e Partisë Demokratike.
Blendi Goxhja tha ndër të tjera se nuk ishte e kollajtë të lëvizje nëpër Shqipëri edhe pas shpalljes së pluralizmit. Ai solli shembullin e vet, ku iu ngarkua nga lëvizja studentore për themelimin e degës së PD në Gjirokastër.
“Kam qenë në jug të Shqipërisë, për të formuar degën në qytetin që m’u delegua. Po të shkelje në Gjirokastër në dhjetor, ti nuk dilje dot i gjallë”, tha Gonxhja duke vënë theksin të rreziku që iu kanosej ende nga Sigurimi i Shtetit dhe strukturat e regjimit të drejtuar asokohe nga Ramiz Alia.