• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë: Pasi varrosa nënën, më vdiq edhe njeriu më i afërt. Shkova në emision me eskortë…

25/01/2023
Blendi Fevziu rrëfen momentin më të vështirë: Pasi varrosa nënën, më vdiq edhe njeriu më i afërt. Shkova në emision me eskortë…

Blendi Fevziu ka rrëfyer në emisionin “Rudina” momentin më të vështirë të jetës. Blendi Fevziu: Momenti më i vështirë, më duket se e kam thënë diku, nuk jam shumë i sigurt, ka qenë një moment, kur ime më ndërroi jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Kisha lënë një intervistë me të, ndërkohë që 4 ditë kisha futur emisione të regjistruara sepse duhet të rrija në shtëpi të prisja njerëz.

Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje. Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh.

Këtë gjë ua them shpesh të tjerëve, sa e thjeshtë duket kur ti e sheh nga jashtë, por ti ka ditë që je me 40 temperaturë dhe duhet të jesh atje në studio sepse ti s’mund ta lësh studion bosh. Në 25 vjet e gjysmë unë s’kam munguar asnjë ditë të vetme. Ti mund të kesh ditë që mund të jesh i mërzitur, ti mund të kesh shqetësimet e tua personale, ti mund të kesh shqetësime familjare, ti mund të kesh lodhje fizike. Me 40 kam hyrë në studio, marr një gjë për të më ulur tensionin, duhet të rri edhe në këmbë. Kam qëlluar që i kam thënë stafit më vini një stol që të paktën mos të ndiej lodhjen ose mos të më merren mendtë dhe askush që është përballë televizorit nuk do t’ia dijë fare për këtë, si je ti, si s’je ti dhe ti gjykohesh.

Related Posts

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali
Lajme

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

11/07/2025
Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Brad Pitt gati për t’u bërë baba sërish por Ines ka një kusht të qartë

Brad Pitt gati për t’u bërë baba sërish por Ines ka një kusht të qartë

11/07/2025
Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al