• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blendi Fevziu: Rama kontrollon të gjithë pushtetet, por nuk mund të them se është autokrat!

16/01/2023
Blendi Fevziu: Rama kontrollon të gjithë pushtetet, por nuk mund të them se është autokrat!

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për qeverisjen e Edi Ramës dhe mandatin e tij të tretë.

Fevziu deklaroi se Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet, por shtoi se nuk mund ta quajë atë një autokrat.

“Mendova se Rama do ta kishte të vështirë, por opozita ia ka bërë të thjeshtë! Jemi në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Është politikë e personalizuar, që pas ndryshimeve të 2008. Rama, mendohej se do të ishte mandati më i vështirë, por po kalon më lehtë, për shkak të problematikave dhe kaosit të brendshme të opozitës.

Mazhoranca qeveris nëpërmjet njerëzve kryesisht jo politikë. Ministrat janë pa ndonjë personalitet. Rama ka një qetësi edhe në ato institucione që pati probleme, siç ishte presidenca. Rama kontrollon për momentin të gjithë pushtetet.

Fjala autokrat është fjalë shumë e madhe dhe nuk dua të hyj aty. Edi Rama ka nën kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike. Nuk mendoj se dominon opozitën.

Për drejtësinë nuk di të them, është më e koklavitur, sepse te drejtësia kanë dorë edhe ndërkombëtarët. Nuk është aq e lehtë sa duket. Për mua, drejtësinë do ta kishte më kollaj pa reformën në drejtësi”, tha Fevziu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë
Lajme

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

01/02/2023
Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni
Lajme

Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni

01/02/2023
Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë
Lajme

Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë

01/02/2023
Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)
Kryesore

Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)

02/02/2023
Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin
Kryesore

Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin

02/02/2023
Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)
Lajme

Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al