Zëdhënësja e Operacionit Forca e Ligjit doli sërish sot para mediave për të komunikuar se dy personave të tjerë të botës së krimit iu është kërkuar të plotësojnë formularët per justifikimin e pasurise se tyre brenda nje afati prej 48 oresh. Ndër të tjera ajo që ra në sy nga zyra prej ku flet zëdhënësja e OFL-së, përveç pamjes së saj me kapele dhe syze, ishte edhe një foto panoramike e Kalasë së Gjirokastrës, e cila qëndronte në majtë të saj.
Duket se fotografia brenda një kornize të madhe është hequr nga muri dhe është zhvendosur poshtë. Mbase për t’i lënë vend banerit të madh në sfond me logon e Policisë së Shtetit dhe akronimin OFL.
Sa i përket dy personave që sot iu është kërkuar nga OFL të justifikojnë pasurinë, bëhet fjalë për shtetasit: S.T banues në Lushnje, i dënuar për prodhim e shitje narkotikësh, si dhe A,I, banues në Fier nën hetim në itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim lëndësh narkotike.
©argjiroja.net