• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bjellorusi/ Vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos

17/01/2021
Bjellorusi/ Vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos

Protestuesit në Bjellorusi kanë marshuar nëpër parqe dhe zona rezidenciale në disa qytete në mbarë vendin, duke vazhduar që të kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, Aleksandar Lukashenko.
Protestuesit po ashtu po kërkojnë që ata që janë përgjegjës për shtypjen me dhunë të protestave, të dalin para drejtësisë. Për pesë muaj me radhë, në Bjellorusi janë mbajtur çdo ditë protesta, për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, ku Lukashenko pretendon se ka fituar. Shumë në Bjellorusi, por edhe jashtë vendit, besojnë se rezultati është manipuluar në të mirë të Lukashenkos.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin rizgjedhjen e Lukashenkos në krye të Bjellorusisë. Agjencia e pavarur e lajmeve BelaPAN raportoi se të paktën 30 marshe dhe tubime janë mbajtur më 17 janar, përfshirë në qytetin Minsk, Brest, Hrodna dhe Gomel.
Për të shmangur arrestimet, protestuesit po përdorin metoda të reja. Ata po njoftojnë në rrjetet sociale për tubimet që po mbajnë vetëm pak minuta para se të ndodhë tubimi.
Po ashtu, ata po mblidhen në numër më të vogël dhe po protestojnë në zona jashtë qendrave të qytetit, me qëllim që të shmangin ndërhyrjen e ashpër të policisë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar mbi 30,000 protestues, që prej se nisën protestat. Po ashtu, ka pasur raporte kredibile se ndaj protestuesve është ushtruar torturë dhe disa prej tyre kanë vdekur. /REL/

Related Posts

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

tepelene thike plagosje

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al