Biznesmeni gay nga Tepelena, Elton Ilirjani, zhvilloi një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Ai zbuloi për herë të parë se është i martuar prej 2 vitesh me një burrë amerikan dhe kur të kthehet në Shqipëri do të vijë bashkë me të.
“Burri im është shumë i bukur. Ai quhet Kristian, është më i ri se unë, 30 vjeç. E kam bukurosh”, tha Ilirjani. Sipas Ilirjanit çifti nuk pati mundësi të ikte për muaj mjalti për shkak të pandemisë.
I pyetur nga Çani nëse do e ndryshonte seksin, Ilirjani ishte i prerë: “Unë nuk e ndryshoj seksin për ca brekpalarë që jetojnë në Shqipëri”
©argjiroja.net