Duket se bizneset në Gjirokastër u mësuan me mbylljen nga karantina dhe tashmë kërkojnë që dita e dielë të jetë pushim këtej e tutje. Kjo sipas tyre të bëhet me vendim të Këshillit Bashkiak. Maksim Hoxha, kryetar i dhomës se Tregtise Gjirokaster thotë për News 24 se aktualisht janë duke marrë opinionet e të gjithëve. Sipas tij punonjësit kanë nevojë për pushim. Përjashtim do të bëjnë vetëm biznese e sektorit të turizmit dhe bar-restorantet. Ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Brikena Metaj.