Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:30 në fshatin Kuqar të Patosit është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar një magazinë. Magazina e djegur ishte në pronësi të Irfan Rapajt. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Nga zjarri janë shkrumbuar totalisht një makinë që ishte në magazinë, baza ushqimore, pajisje shtëpiake dhe pulat. ‘Benz’- shpërtheu nga flakët. Zjarri është shuar pas dy orësh të zjarrfikësve në luftë me flakët.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.