Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 387 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër është surprizuar krahasuar me nivelin mesatar të kurbës së numrit të infektuarve në javët e mëparshme, e cila ka qenë rreth 1 mijë persona në ditë.
Vërehet një rënie edhe e numrit të testimeve, në 1 mijë e 176, ndërkohë që zakonisht në ditë kryhen rreth 3 mijë.
Numri i viktimave vijon të mbetet shumë i lartë, pasi 35 pacientë me COVID-19 ndërruan jetë në 24 orët e fundit kurse 528 të tjerë u shëruan plotësisht.