• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden: Vendi po përjeton një krizë vuajtjesh të thella njerëzore si pasojë e COVID-it

15/01/2021
Biden: Vendi po përjeton një krizë vuajtjesh të thella njerëzore si pasojë e COVID-it

Numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi vazhdon të pësojë rritje me më shumë se 93 milionë infeksione që prej fillimit të pandemisë dhe rreth 2 milionë vdekje.
SHBA mbetet në krye të listës si për nga numri rasteve ashtu edhe për nga numri vdekjeve. Në SHBA janë regjistruar 23 milionë raste me COVID-19 prej fillimit të pandemisë ndërsa numri i të vdekurve po i afrohet me shpejtësi 400 mijë rasteve.
Pasi kanë vaksinuar punonjësit e vijës së parë të frontit, disa shtete amerikane e kanë zgjeruar procesin edhe për të moshuarit, por janë përballur me një vërshim të kërkesave. Objektet spitalore janë në prag të mbarimit të vaksinave dhe në shumë raste sistemet që administrojnë kërkesat për vaksinim kanë dalë jashtë funksionit.
Të enjten Presidenti i zgjedhur Joe Biden njoftoi një plan ndihmash prej rreth 2 trilionë dollarësh për pandeminë dhe krizën ekonomike në vend, nga të cilat 400 miliardë dollarë janë planifikuar për COVID-19-n.
 
 
Gjatë prezantimit të planit zoti Biden tha se duket qartë që pandemia ka shkaktuar një “krizë vuajtjesh të thella njerëzore”.
“Plani i Shpëtimit”, do të përmbushte qëllimin e zotit Biden për kryerjen e 100 milionë vaksinimeve në 100 ditët e para pas marrjes së detyrës më 20 janar dhe avancimin e objektivit të tij për të rihapur shumicën e shkollave deri në pranverë. Në të njejtën kohë, ai beson se do të japë një raund tjetër ndihmash për të stabilizuar ekonominë ndërsa përpjekjet për të vënë nën kontroll pandeminë do të fillojnë të sjellin rezultate.
Plani i tij përfshin 1,400 dollarë çeqe për shumicën e amerikanëve, të cilët tashmë pritet të marrin 600 dollarë nga paketa e fundit financiare për COVID-19, që do ta çonte totalin në 2,000 dollarë, që zoti Biden e kishte kërkuar më parë. Ai gjithashtu do të zgjasë deri në shtator përfitimet e papunësisë dhe një moratorium mbi dëbimet dhe përjashtimet nga pamundësia e pagimit të qerasë.
Në fjalimin e tij Biden gjithashtu përmendi qëllimet politike afatgjata të demokratëve, si rritja e pagës minimale në 15 dollarë në orë, zgjerimi i pushimeve me pagesë për punëtorët dhe rritja e kredive tatimore për familjet me fëmijë. Pika e fundit do ta bënte më të lehtë për gratë që të ktheheshin në punë, gjë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë.
Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer ka thënë se miratimi i një projektligji për të lehtësuar pasojat e pandemisë do të ishte përparësia kryesore e demokratëve me marrjen në kontroll të Senatit.
Ngritja zyrtarisht e akuzës për shkarkimin e Presidentit Donald Trump të mërkurën kërcënon të mbushë kalendarin e punimeve të Senatit, por zoti Biden tha se ai shpreson që kjo dhomë e Kongresit të mund ta ekuilibrojë këtë çështje me përparësi të tjera./VOA
 
 

Related Posts

Pas disa ditëve debate e vonesa, Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat 
Planet

Pas disa ditëve debate e vonesa, Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat 

03/07/2025
Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish
Planet

Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish

03/07/2025
Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës
Planet

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

03/07/2025
Sulmoi me sëpatë pasagjerët në një tren në Bavari, ndalohet autori. Raportohet për të plagosur
Planet

Sulmoi me sëpatë pasagjerët në një tren në Bavari, ndalohet autori. Raportohet për të plagosur

03/07/2025
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Planet

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

03/07/2025
Merkel në Athinë pas 15 vitesh: Kriza greke ishte dramatike, por e domosdoshme
Planet

Merkel në Athinë pas 15 vitesh: Kriza greke ishte dramatike, por e domosdoshme

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al