• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden takohet me Johnson në Britaninë e Madhe, priten diskutime për kufizimet e vendosura prej COVID-19

10/06/2021
Biden takohet me Johnson në Britaninë e Madhe, priten diskutime për kufizimet e vendosura prej COVID-19

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson kanë nisur një takim dypalësh. Në këtë takim, dy liderët pritet të të angazhohen për të punuar më tej për hapjen e udhëtimeve mes SHBA dhe Britanisë dhe heqjen e kufizimeve që ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Gjatë udhëtimit të tij në Evropë, presidenti amerikan do të ketë bisedime të nivelit të lartë me krerë të tjerë shtetesh perëndimorë dhe një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.
Takimi me Johnson pritet të ndiqet me vëmendje për të parë se si do të komunikojnë dy udhëheqësit, pas mosmarrëveshjeve të kaluara, përfshirë Brexit.
“Nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë. Presidenti Biden e kishte quajtur Boris Johnsonin, një klon të Donald Trumpit,” thotë Dan Hamilton, drejtori i Programit të Evropës në Qendrën Ëilson.
Biden, i cili është me origjinë irlandeze, është gjithashtu i shqetësuar se Brexit-i mund të dëmtojë Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që solli paqen në Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe.
Sipas marrëveshjes së Brexit-it, Irlanda e Veriut mbetet palë në tregun e bashkuara të BE-së, megjithatë nuk është më pjesë e bllokut, që do të thotë se duhet t’i nënshtrohet doganave. Administrata e zotit Biden do të sigurohet që të mos rrezikohet perspektiva për paqe.
“Presidenti Biden ka shprehur qartë besimin tek Marrëveshja e së Premtes së Mirë si themel për bashkëjetesën paqësore në Irlandën e Veriut. Kjo marrëveshje duhet të mbrohet dhe çdo hap që pengon një gjë të tillë, nuk do të mirëpritet nga Shtetet e Bashkuara”, tha Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare, duke shtuar se Biden do të bëjë “deklarata parimore “mbi këtë çështje.
Megjithatë zoti Hamilton tha se udhëheqësit do të angazhohen për marrëdhëniet të mira transatlantike, në interes të vendeve të tyre. Qeveria e zotit Johnson sapo ka përfunduar një rishikim të strategjisë së politikës së jashtme, e cila përfshin një riafirmim të marrëdhënies së veçantë midis dy aleatëve.
Ndalesa e parë e presidentit Biden ishte në bazën ushtarake amerikane në RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai iu drejtua forcave amerikane.
“Për të gjithë ju aviatorë dhe ushtarë, unë dua t’ju them, faleminderit. Ne ju detyrohemi. Ne jemi shumë krenarë për ju”, tha Presidenti Biden.
Biden foli për axhendën e tij në G-7, NATO dhe Bashkimin Evropian në ditët në vazhdim, si dhe për takimin e tij me Presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme.
“Unë do t’i them Putinit se ka pasoja kur shkelet sovraniteti i demokracive në Shtetet e Bashkuara, Evropë apo vende të tjera”, tha ai.
Presidenti theksoi bindjen e tij se demokracitë botërore do të jenë të qëndrueshme dhe madje do të forcohen.
“Ne duhet të diskreditojmë ata që besojnë se epoka e demokracisë ka marrë fund, siç besojnë disa vende,” tha presidenti, duke shtuar se edhe pse gjërat po ndryshojnë me shpejtësi, demokracitë gjithmonë arrijnë konsensus për t’iu përgjigjur autokratëve.
Zonja e parë Jill Biden, duke folur para presidentit, vlerësoi sakrificën e ushtarëve.
Pjesa kryesore e vizitës së Presidentit amerikan në Britani, është pjesëmarrja në takimin e nivelit të lartë të G-7-ës, ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanada, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
Ndërsa hipte në Air Force One për t’u larguar nga Uashingtoni, Presidenti Biden tha se objektivi i tij për udhëtimin ishte forcimi i lidhjeve me aleatët, duke “ia bërë të qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta”. /VOA/

Related Posts

Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian
Planet

Hera e parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian

03/07/2025
SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake
Planet

SHBA ndalon sistemin “Patriot”, Ukraina kthen sytë nga Gjermania për mbështetje ushtarake

02/07/2025
Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Planet

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

02/07/2025
“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë
Planet

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

02/07/2025
Emanuel Macron ka një problem!
Planet

Emanuel Macron ka një problem!

02/07/2025
Zotohet kryeministri izraelit: Nuk do të ketë më Hamas, s’do kthehemi më tek e shkuara
Planet

Zotohet kryeministri izraelit: Nuk do të ketë më Hamas, s’do kthehemi më tek e shkuara

02/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

03/07/2025
Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al