Nga Mirela Kumbaro
Jam mesuar qe ne Permet te shkoj e te punoj me cilesine e deputetit qe i takon te shkoje kudo dhe te flase edhe per bujqesine edhe per turizmin edhe per probleme te banoreve te zones. Ama kesaj radhe, fale Shtepise Botuese Dituria, takimi ishte per Librin, me lexuesit permetare, dhe me kolege shkrimtare e perkthyes si Diana Çuli dhe Xhimi Lazri, ku folem per letersine europiane dhe per librat qe une vete kam perkthyer si perkthyese e Kunderes, ketij autori universal dhe qe une e dua aq shume. I jam shume mirenjohese jo vetem permetareve qe kulturen e dijen e kane ne gjak por edhe Dua te falenderoj sinqerisht Shtepine Botuese Dituria qe i dhuroi bujarisht Bibliotekes se re te Permetit te sapohapur nga Bashkia, mbi 450 libra te rinj, autore bashkekohore dhe qe ia shenjuan me kembe te mbare fillimin e punes kesaj biblioteke qe u hap ne Ditet Europiane ne Permet. Nje bravo e madhe per Bashkine e Permetit dhe kryetaren Alma Hoxha, qe Kulturen e ka ne prioritetet e punes se saj.