Forcat e shërbimit zjarrfikës, ushtria dhe banorët e zonës vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Antigonesë në Gjirokastër. Më problematike paraqitet gjendja në fshatin Saraqinisht. Ndërkohë në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter i ushtrisë. Ai furnizohet me ujë në liqenin e Doftisë për të kaluar më pas mbi vatrën e zjarrit. Shihni pamjet që sjell Argjirolajm.net