Ceta e Çerçiz Topullit ruan ne historinë e saj shumë beteja, por njëra prej tyre ka mbetur në harresë të plotë…. Ajo u zhvillua disa muaj pas asaj të Mashkullores, në pranverë – verën e vitit 1908. Burimet nuk mungojnë sepse për të ka shkruar vetë Mihal Grameno, anëtar i çetës dhe një ndër njerëzit më të afërt të Çerçiz Topullit.Përmes tij, por jo vetëm do te sjellim këtë beteje pak te njohur te 113 vjetëve me pare.Fakte, dokumenta, te dhëna mjaft interesante dhe te panjohura me pare ne dokumentarin e radhes “Gjurme Shqiptare” te gazetarit Marin Mema.