• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Besnik Mustafaj: Pakënaqësia ndaj qeverisë është më e madhe se në vitin 2005, Basha është rritur, i aftë të marrë vetë vendime

05/01/2021
Besnik Mustafaj: Pakënaqësia ndaj qeverisë është më e madhe se në vitin 2005, Basha është rritur, i aftë të marrë vetë vendime

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj sot në Shqipëri fryma e pakënaqësisë kundër qeverisë është më e madhe se në vitin 2005, kur PD u rikthye në pushtet. Por a është kjo frymë e kthyer në shpresë te PD? Në këtë pikë, Mustafaj u shpreh në “ABC” se kjo mbetet për t’u parë.

A është e njëjta frymë si në 2005? “Kanë kaluar 15 vite, nuk mund të jetë se ka ndryshuar lidershipi, taktikat elektorale, por edhe sistemi elektoral. Sot është me lista rajonale.

Por fryma e pakënaqësi ndaj qeverisë është absolutisht më e madhe sot se në 2005 këtë ua them me siguri të plotë. Por a është kjo frymë e kthyer në shpresë te PD? Kjo mbetet për t’u parë” tha ai.

Aleatët janë me sytë nga selia blu për listat dhe koalicionet, por a shikon Besnik Mustafaj një nervozizëm në kampin opozitar nga hezitimi i PD-së?

“Unë besoj se Basha është bërë lider, është i aftë të marrë vendime. Nuk besoj se janë droje për të mos i prishur qejfin njërit apo tjetrit” tha ai.

E ndërsa në krahun e socialistëve, PS-së rivali i vetëm që mund ti shkaktojë hemorragji në bazë është LSI-ja, e djathta është fragmentarizuar me krijimin e disa partive nga ish-kupola e PD-së, mes tyre cilëve Topalli dhe Patozi. Besnik Mustafaj ka një apel për qytetarët kur të drejtohen për te kutitë e votimit në 25 prill.

“Nuk është edhe aq e fragmentarizuar prej shumë vitesh. Kam parasysh peizazhin e konsoliduar elektoralisht. Partitë e krijuara nga Patozi,

Topalli janë të paidentifikuara ende elektoralikisht për të parë cfarë përfaqësojnë. Sigurisht, unë nuk jam nga ata që thonë se këto parti janë të iniciuara nga Edi Rama.

Unë i njoh këto personalitete, por nuk e di se cfarë peshe do të kenë. Unë do të isha i kënaqur që të gjithë ata që nuk votojnë PD do të votonin Topallin apo Patozin dhe nuk do të shkonin të votonin krahun tjetër apo të rrinin në shtëpi.

Nëse shkon vota si pakënaqësi ndaj PD do të shkonte dëm. Unë do u bëja ftesë të bënin votim me arsye, shkon përtej emocioneve” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025
Kryesore

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)
Kryesore

Lista e hapur, si ndahen votat mes kandidatëve në Përmet (rezultati)

13/05/2025
Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën
Kryesore

Rama për gazetën italiane: I fitova zgjedhjet sepse shqiptarët duan Evropën

13/05/2025
Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura
Kryesore

Fitorja në Gjirokastër, Kumbaro: Kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura

13/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Kryesore

Humbja dramatike e PD, Berisha paralajmëron protestë në 16 maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

13/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al