Në Libohovë Sali Berishës i kanë bërë urime edhe për dasmën e dytë të djalit të tij, Shkëlzenit, me Armina Mevlanin. Por një prej militantëve të PD teksa mori fjalën, me humor i shprehu edhe ankesën që nuk kishte ardhur me llokume me vete.
“Dua të të uroj për një gëzim familjar tëndin, se ke martuar djalin, por një kuti llokume nuk e prure”, i tha demokrati ish-kryeministri Sali Berisha. ©argjiroja.net