• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha u mund nga vetë ai…

10/09/2021
Berisha u mund nga vetë ai…

Ai nuk ishte i ndjeri Gramoz Pashko i vitit ’92, as Neritan Ceka, as Arben Imami i rikthyer pa spaleta, as Preç Zogaj, as Arben Demeti, as Edmond Trako, as Abdi Baleta, as Petrit Kalakula, as Eduard Selami, as Dashamir Shehi, as Genc Ruli, as Aleksandër Meksi, as Genc Pollo, as Ylli Vejsiu, as Ferdinand Xhaferri, as Spartak Ngjela, as Bamir Topi apo Gazment Oketa, as i ndjeri Sokol Olldashi e as i fundit i larguar Astrit Patozi.

Nuk është as Jozefina Topalli që kurrë nuk e besoi se u largua edhe me bekimin e tij nga dera e PD-së.

Për fatin e njeriut që pati gjithçka në PD për 30 vite rresht, vendosi në vetëm pak orë, natën vone, para faktit të kryer, i zënë në çark, ai “samaritani” i mirë, i paracaktuari i tij, të cilit i fali partinë prej vitit 2013, e bëri ministër prej vitit 2005, i mbuloi aferën e Rrugës së Kombit dhe kapërdiu çdo humbje të PD në drejtimin e tij.

Fati i Berishës u vendos nga njeriu që kurrë nuk mori një vendim politik në jetën e tij. E bëri sonte dhe e tha edhe vetë. Ishte vendimi i jetës.

Një vendim për ta “ngrire” për ta lënë edhe brenda edhe jashtë Kuvendit, për ta lënë pa vend në sallë, i kujt dhe ku, atij që po i afrohet shemra e trete, ku krusma i ka mbaruar dhe së fundmi edhe emri…

Vetëm pak minuta video monologu nga zyra e tij, para një kamere dhe mimike të trazuar dhe një telefonatë 30 minuta më herët paracaktoi gjithë betejën politike të Sali Berishës me këdo që ka ikur dhe është rikthyer në PD. Nga Lulzim Basha. I zgjedhuri i tij. Produkti dhe fytyra që për ironinë e fatit krijoi vetë ai. Berisha u mund nga vetë ai.(SI)

Related Posts

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë
Kryesore

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

22/01/2026
E rëndë/ 12-vjeçari ndërron jetë në spital
Kryesore

I dënuari nga Saranda ndërron jetë në QSUT

20/01/2026
Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028
Kryesore

Ndryshohen dy ligje të Reformës në Drejtësi: Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

20/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë në Përmet/ Një i ri gjendet i vdekur

20/01/2026
“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit
Kryesore

“Krim shtetëror”, nesër ceremoni përkujtimore për 4 viktimat e 21 Janarit

20/01/2026
Identifikohet shqiptari i vrarë në burg Korydallos në Greqi (Emri)
Kryesore

Media greke: Ja si i shpëtoi Jani Aliaj atentatit disa muaj më parë

20/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

Mbesa e Ziver Veizit: Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë

22/01/2026
Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

Alba për Limin: S’ka qenë i pari por do të jetë i fundit deri në përjetësi!

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al