Sali Berisha e ka nisur “Foltoren” e Elbasanit duke folur për impresionet e takimit në Gjirokastër. Në mënyrë që të ilustronte sipas tij gjendjen e vështirë ekonomike dhe rrënimin e Shqipërisë, Berisha tregoi zbrazjen e qytetit trashëgimi botërore e UNESCO-s.
“Para dy ditësh isha në Gjirokastër. Energjia ishte frymëzuese, kurse shëtitja në rrugët e qytetit ishte dëshpërurese. Dola nga një hotel, për mua i klasit të parë. I zoti i tij bashkë me familjen, kishin bërë gjithçka të përfaqësonin qytetin në mënyrë dinjitoze. Sa dilje nga hoteli ishte i pafundë vargu i dyqaneve i mbyllur me kompesato. Gjirokastra është trashëgimi botëtore. Mendova çfarë kanë bërë këta, shtro kalldrëm dhe vidh para. Asnjë projekt! Unë fola për Gjirokastrën, por kështu është mbarë Shqipëria”, u shpreh Berisha.