Sali Berisha tha në replikë me kryeministrin Rama, i cili e ftoi me ironi që ti bashkohej finales në stadium, se pas çdo afere përfshirë dhe Butrintin, është vetë Rama, përfitues dhe kryesor.
DEBATI NE KUVEND:
Berisha: Amerikanët e grupit Soros po e marrin. Hektarët do shkojnë për klientelën e Edi Ramës, ndërsa përsa i përket aferave të tjera unë mund të them kaq. Ai bord përbëhet i tëri nga njerëzit më të afërt të tij, përveç njërit. Hoxhës. Ka qenë këshilltar i Edi Ramës, Sarapuli dhe Mata, famozë për lidhjet me Edi Ramën. Zonja ministre ka marrë përsëipër të rrijë 2 vite sipas marrëveshjes, është me emër. Të gjitha fijet të çojnë te Il Padrino, te ti se Padrino i të gjitha megaaferave në këtë vend. Mos u fsheh pas njërit, Sarapulit dhe Matës se je vetë. Përsa i përket ndeshjes, tju them unë. Kur erdhi Zv. i tha do të anulohet ndeshja.