• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha-Ramës: Mos të qeshtë buza, tradhtar i kombit e argat i Beogradit

07/11/2020
Berisha-Ramës: Mos të qeshtë buza, tradhtar i kombit e argat i Beogradit

Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK. Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, Berisha tha se hetimi ishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës, SHBA, BE dhe të gjithë partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.

“Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit, argatit të Beogradit. Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhtari se hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë. Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë.

I them vasalit të Vuçiç, tradhtarit që donte të ndante Kosovën dhe që po fal detin në Greqi, mos i qeshtë buza, se ka buzë të ngrirë. Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportin e Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, tha Berisha.

Në ç’pozita e shihni sot Hashim Thaçin?

Unë cdo të akuzuar e quaj të pafajshëm, derisa të provohet akuza. Uroj me gjithë zemër më të mirën për zotërinjtë, të cilët ndodhen sot në Gjykatën e Hagës, dhe në besimin tim, pa një motiv të qartë të arrestuar, sepse mund të ndiqeshin secili në gjendje të lirë, pasi asnjëri nuk do të arratisej askund, nuk dua të ngatërroj qëndrimin tim politik, që nuk i heq asnjë presje, me qëndrimin ndaj akuzave, pasi kam bindjen e thellë se as ai, dhe as bashkëpunëtorët e tij, nuk janë të implikuar.

Si mund t’i vijë në ndihmë Shqipëria Kosovës në këto kushte?

Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Le të kthehen pas 8 vite ata që na dëgjojnë se cfarë ka bërë ai? Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama. Ka marrë luftën e ftohtë që shpalli Rama mes Tiranës dhe Prishtinës, njësoj si në kohën e qeverisjes nga Enver Hoxha. Kështu që jam i bindur se sa të jetë Edi Rama qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është “mos fut hundët në punët e Kosovës”.

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dominim anglez në Champions, 5 ekipe në “Top8”, shkëlqen Arsenal

Dominim anglez në Champions, 5 ekipe në “Top8”, shkëlqen Arsenal

29/01/2026
Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

Zbulohet rezervuar gjigant me ujë të ëmbël nën Oqeanin Atlantik, mund të furnizojë Nju Jorkun për 800 vjet

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al