• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat (Dikur ka thënë se ishte politikë e tij të lejonte kanabisin)

10/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se gjatë vizitës së tij në këtë fshat, kishte komunikuar me banorët, të cilët i treguan për terrorin që kishin përjetuar gjatë operacioneve anti-drogë.

“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë, nga vizita ime në Lazarat. Çfarë konstatova në Lazarat? Në ato bisedime të shkurtra dhe rrëfime të banorëve të Lazaratit, unë konstatova që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Në këtë fshat, krime të vërteta me operacionin e tyre anti-drogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar, t’i vendosin tytën e automatikut në gjoks fëmijës tre vjeçar, nënës që mbronte fëmijët e saj, kryeplakut të fshatit, banorëve të tjerë, një terrorizëm që Lazarati nuk e ka parë kurrë. Në Lazarat, të gjitha të dhënat janë që Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit”, theksoi kryedemokrati.

Berisha nënvizoi se shumë shpejt, PD-ja do organizojë skuadra dhe grupe hetimi për të evidentuar këto krime dhe shtoi se Rama do marrë ndëshkimin e merituar. Ndërkohë më herët Sali Berisha është shprehur se ka qenë politikë e tij të lejonte kultivimin e kanabisit në Lazarat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë

11/05/2025
Kryesore

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025
Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi voton me familjen: Fitoftë më i miri… (VIDEO)

11/05/2025
Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)
Kryesore

Qarku Gjirokastër, Libohova me pjesëmarrjen më të lartë, Dropulli më të ulët (Shifrat)

11/05/2025
E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë

11/05/2025

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al