Sali Berisha tha në “Foltoren” e Fushë Krujës se nëse në vitin 2017 i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, në 2021 ai do të bënte përpjekje për ta larguar.
“Në 2021 do bëja gjithcka që peng kryetari të largohej nga drejtimi i partisë. Nuk mund të mbahet një njeri që ka 4 humbje”, tha Berisha.
Berisha theksoi më tej se këtë angazhim nuk e ka për cështje personale, por për të shpëtuar Partinë Demokratike.