Pasi votoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat, ku foli edhe për shtatorin kur nis sezoni politik dhe ai rikthehet në Kuvend si një deputet me statusin “non grata” në SHBA. i pyetur për këtë cështje Berisha tha:
“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri! Mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund t’iu them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia! Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, tha Berisha.
Pavarësisht qëndrimit të tij, problemi është se cfarë do të bëjë Lulzim Basha, i cili është në një pozitë të vështirë. Do duhet të zgjedhë mes amerikanëve dhe Sali Berishës. Kujtojmë që Basha i kishte kërkuar Edi Ramës përjashtimin e Tom Doshit nga PS-ja kur ai u shpall “non grata”. Mbetet për t’u parë nëse Basha do të ruajë të njëjtin standard tani me Sali Berishën. A do ta përjashtojë nga PD-ja?