Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës vetëm disa momente më parë i cili u shpreh se nuk do të ketë asnjë Kuvend të partisë për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Në një komunikatë zyrtare të përcjellë në Facebook, ish lideri historik i PD-së thotë se Basha është tmerruar nga aksioni i tij dhe se këtë nuk mund ta pengojë dot.
Ndër të tjera ai thotë:
“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.
Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb”, nënvizon Berisha.