Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në SYRI TV gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ një deklaratë të Genc Rulit, që është pjesë e një komisioni të ngritur në PD për të shqyrtuar propozimet e kandidaturave për deputetë.
‘Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij’.
I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha:
‘Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë’.