• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Berisha është e vjetra, duhet të ikë”- Ish-këshilltari i PD ia thotë troç Berishës: Nuk të duan

18/11/2022
“Berisha është e vjetra, duhet të ikë”- Ish-këshilltari i PD ia thotë troç Berishës: Nuk të duan

Neritan Sejamini, ish-këshilltar i PD, e pyeti Sali Berishën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se pse nuk merr rreth vetes të rinj që të ndryshojë Partinë Demokratike dhe imazhin e saj në sytë e opinionit pulbik dhe të të huajve. Kryetari i PD-së tha se këtë proces po e bën me primaret.

Neritan Sejamini: Sot PD-ja të flasë dhe të sqarojë të huajt. Të huajt kanë një problem kryesor. Ata thonë: Ne duam që të zhvillohet demokracia, Berisha ka qenë kryeministër, ka patur akuza për korrupsion, është e vjetra, le të ikë ai dhe të vijnë ca të rinj.

Po sikur ju në krye të PD-së të jeni të rrethuar nga 10-15 nga ata të rinjtë që japin një vizion tjetër për të ardhmen, kanë një gjuhë tjetër, që flasin me të huajt me gjuhën e tyre, ndoshta edhe qëndrimi i ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve do të jetë në një dritë më pozitive. Por nëse PD mbetet e mbyllur dhe e vetmja gjë që diskututojmë jeni ju që flisni, kjo e vë në vështirësi.

Sali Berisha: Unë kam respekt të veçantë për ambasadorët, por jo për ata që tregojnë mungesë totale respekti për vendin.

PD po rindërtohet sot mbi parimet më të drejta. Ti fole për një grup të rinjsh që duhet të jenë. Nëse duhet të jemi të vërtetë primaret janë porta më e hapur, më dinjitoze për çdo të ri që do që të angazhohet në politikë dhe PD po e bën këtë.

Kjo është forma më e vërtetë. Prandaj edhe tjetri ka ardhur nga ana e anës për të marrë pjesë në primare, prandaj edhe personalitetet po marrin pjesë në primare dhe këto janë me të vërtetë të atyre që garojnë, jo të kryetarit dhe të kryesisë. Ky është një hap, një mekanizëm, por edhe të tjerë do të ketë. Kjo është një betejë e një rëndësie jetike.

Nëse dikush mendon se do t’i diktojë këtij vendi me 1000 halle se kush duhet të hyjë apo jo në parlament, kjo ndodh vetëm në ish-sistemet koloniale dhe kurrë midis vendeve të lira. Pse ndodhi? Mafie, mafie dhe vetëm mafie e Xhorxh Sorosit dhe unë e di mirë se çfarë flas, por unë mbroj interesat, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.

Neritan Sejamini: Doktor, shqiptarët kanë nevojë që të dëgjojnë edhe një “këngë” tjetër, më optimiste.

Sali Berisha: Jam plotësisht dakord, por situata është kjo. Steve Jobs e bënë copash, por u rikthye (në Apple). Çfarë nuk i bënë atij. Nuk them se jam ai, por historia e rikthimit është kjo. I ndodhi edhe Injaco Lulës, që e futën në burg, por pas dy mandatesh 6-7 vjeçare sot është president i Brazilit. Pra rikthimet janë të rralla, por janë të suksesshme.

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al