Dy vjet nga vrasja e Konstandin Kacifas në fshatin Bularat të Dropullit, ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo s’e gjeti dot kurrë kurajon të dënonte dhe distancohej prej thirrjeve antishqiptare që u hodhën në ceremoninë mortore të ekstremistit grek. “Sëpatë dhe zjarr për qentë shqiptarë”, thërrisnin ekstremistët grekë e ardhur nga përtej kufirit në ceremoninë mortore që u shndërrua në një manifestim të shëmtuar antishqiptar. Vangjel Tavo, deputet asokohe i Kuvendit të Shqipërisë, ishte aty i pranishëm bashkë me Vangjel Dulen. Natyrisht që i dëgjoi ato thirrje. Por sot kur kanë kaluar dy vjet nga ajo ngjarje nuk ka shkruar kurrë dy radhë në Facebook. Dy fjali ku të dënojë dhe distancohet nga ato thirrje. Heshtja e tij për këtë rast është flagrante dhe po aq e rëndë sa vetë fjalët e ekstremistëve. Nuk është fjala për Vangjel Tavon si person, por si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kushdo le ta ketë parasysh këtë fakt më 25 prill kur t’i drejtohet kutive të votimit. “Benzinë dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Tavo ishte aty, i dëgjoi këto fjalë dhe kurrë nuk gjeti kurajon t’i dënonte. Turp!
©argjiroja.net