Një aksident është shënuar këtë të hënë ne segmentin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit.
Argjirolajm.net mëson se një automjet ngjyrë gri tip “Mercedez-Benz” me targa AA523AB është përplasur me një motocikletë në afërsi të kthesës për në Virua.
Si pasojë e aksidentit është lënduar motorçiklisti, i cili ështëe dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm. Për fat të mirë, i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, verifikimet fillestare konfirmojnë se mjeti ka humbur kontrollin, pasi ka qenë me shpejtesi jashtë normave të lejuara.
NJOFTIMI POLICISE
Rreth orës 14:30, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Virua”, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. N., 29 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.