• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ben Blushi, letër së bijës: E dashur Natali, ja pse Sali Berisha merret me ty e me mua

11/08/2020
Ben Blushi, letër së bijës: E dashur Natali, ja pse Sali Berisha merret me ty e me mua

Nga Ben Blushi

E Shtrenjta Natali!

Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë.

Përballë ke malin, që me hijen e vet e mbulon përditë shtëpinë tone në fshat.

Unë, asnjëherë s’të kam shkruar letra, dhe ti asnjëherë s’më ke pyetur për gjërat që bëj.

Dje janë marrë dhe me ty dhe me një dhuratë që të kemi bërë, dhe në historinë e dhuratave, pyetjet që të kanë bërë ty janë ndoshta më të cuditshmet.

Pse ta kanë dhuruar, pse ta blenë në këtë qytet dhe jo në atë tjetrin, pse s’e blenë aq po kaq. Pse kaq lire dhe jo më shtrenjtë, pse firmose dhe ku ishe kur firmose, kush të pa kur firmose, duhet të kesh turp për prindërit që ta dhuruan, por ti s’ke faj se e ke babanë kriminel që të bëri një dhuratë etj, etj.

Me siguri, duke lexuar çfare kanë shkruar për ty, ke parë malin që ke përballë dhe ke menduar se pse, dhe ke shqetëson dhurata që një baba i bën vajzës së vet.

Tani po ta them pse e bëjnë.

Njerëzit kanë sëmundje të ndryshme, disa nga te cilat kurohen me ilace, disa kurohen me korrektim fizik, por disa nuk kurohen dhe dalin bashkë me shpirtin.

Njëra nga sëmundjet që nuk kurohet është zilia.

Zilia i mbyt disa njerëz duke ia errur sytë, duke ia turbulluar mendjen, duke ia zvogëluar zemrën dhe duke ia sterrosur shpirtin.

Zilia është mpirëse.

Kur je rob i saj, nuk mendon dot për veten dhe njerëzit që do, por mendon vetëm për të tjerët dhe vetëm për ata qe nuk do.

Zilia nuk shërohet.

Këta që këto ditë janë marre me ty e kane nga zilia.

Që ta kuptosh, kjo nuk është zili për ato që kemi, sepse ata kanë më shumë se ne.

Kjo është zilia nga liria.

Zilia nga liria është frymëmarrëse dhe tani që po te shkruaj, unë po qesh duke menduar se si këta njerëz i kam marrë peng pa u përpjekur, pa bëre asgjë, dhe pa u munduar dhe pa u menduar fare.

Liria ime për të bërë cfare dua, kur dua, dhe si dua i ka marre peng.

Në 300 ditë, ata kanë bërë mbi 500 shpifje për mua dhe familjen tonë.

Dhe do vazhdojnë. Dje ishte radha jote.

Unë nuk jam as më i pasur, as me i pushtetshëm se ata.

Por kam qenë, jam dhe do jem me i lirë se ata.

Kam folur kam heshtur, kam shkruar, kam dëshmuar, kam sulmuar, kam mëkatuar, kam ndërtuar, kam shkatërruar, kam ardhur, kam ikur dhe do vazhdoj të iki, dhe të shkruaj deri sa të iki.

Megjithëse nuk kam bërë dot të gjitha gjërat që kam dashur, në listën e njerezve që i kanë bërë, qoftë edhe një dëm këtij vendi, unë nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë.

Ajo listë është shumë e gjatë dhe shumë e populluar dhe aty nuk ka vend për mua.

Si nje shkrimtar, edhe unë kam fatkeqësitë e mia.

Për shkak se ne librat e mi kam marrë personazhe nga jeta e vërtetë dhe akoma më shumë nga njerëzit që kam njohur, pra nga lista qe permenda më lart, është e natyrshme qe disa nga personazhet do bëhen bashke për t’u hakmarrë, sic edhe po ndodh.

Personazhet kane gjithnjë mëri për krijuesit e tyre,por pak shkrimtare kanë fatin e keq të sulmohen dhe vriten nga personazhet që kanë sajuar.

Njeri prej tyre quhet Sali Berisha.

Sot nuk është dita te tregoj se cfarë kam shkruar për këtë personazh dhe se në cfarë rrethanash e kam vendosur dhe se si ky tip ka vepruar apo mbaruar, në një nga librat e mi.

Për t’u hakmarrë ky ka dalë në rrugë dhe s’ka lënë asgjë pa thënë e shkruar për të gjithë njerëzit e dashur të mi, të çdo brezi, moshe, afërsie dhe gjinie.

Se fundi ishte radha jote Natali.

Ky shkroi dje qe ti duhet te kesh turp për babain tënd.

Ky tip i tha gjithë dynjasë se unë duhet të kem turp që i kam bërë vajzës sime një dhuratë.

Ky ishte dhe vazhdon te jetë i tërbuar nga zilia se pse vajza ime është më e pasur se vajza e tij.

Është e vërtetë Natali.

Ti je më e pasur se vajza e tij dhe po ta them pse.

Sepse katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi dhe babai yt kanë shkruar më shumë libra se sa ka vrarë njerëz personazhi im, Sali Berisha.

Do të tregoj një herë tjetër dhe më shumë, nëse do me pyesësh për këtë tip, megjithëse e di që s’do më pyesësh asnjëherë.

Tani shiko malin që ke përballë dhe të lutem hape dritaren e ‘reading point’ që kemi ndërtuar bashkë në fshat.

Dega e mollës që do hyjë brenda, do t’i bëjë mendimet më të lehta dhe ditën më të bukur.

Te përqafoj, ba.

Related Posts

Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025
Libri si çantë dore dhe padija si krenari
Blog

Libri si çantë dore dhe padija si krenari

15/07/2025
Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?
Blog

Një dritare reflektimi nga Vlora/ Fituam, po përse fituam?

12/07/2025
Turma do gjak!
Blog

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11/07/2025
Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës
Blog

Unë, “mercenari” i SPAK, që “parashikova” arrestimin e Ilir Metës

06/07/2025
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Blog

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

VIDEO/ 4 gola në pjesën e parë, Egnatia e pëson keq në Islandë, Breidablik shumë e fortë

VIDEO/ Eleminim dhe humbje e thellë, katastrofë e Egnatias në Champions, kampionët e Shqipërisë turpërohen në Islandë

15/07/2025
Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al