• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Belisha optimist: Vllaznia merr pikë në Gjirokastër

01/03/2017
Belisha optimist: Vllaznia merr pikë në Gjirokastër

Vllaznia dhe Luftëtari janë dy skuadra, që luajnë futboll të hapur. Kjo gjë është parë më së miri edhe në ballafaqimin e fazës së dytë, kur 5 golat e shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” ishin treguesi më i mirë i lojës sulmuese të tyre. Fati, por edhe ndonjë luhatje në veprimet mbrojtëse të kuqebluve, bënë që gjirokastritët të largoheshim me 3 pikë nga Shkodra në atë ndeshje. Dhe atë që bëri Luftëtari në “Loro Boriçi” mund ta bëjë fare mirë Vllaznia në stadiumin e Gjirokastrës këtë fundjavë. Ky është mendimi i ish-futbollistit Amarildo Belisha, i cili, duke njohur lojën e të dyja skuadrave, ka besim të plotë se publiku do të shijojë një ndeshje të hapur dhe se shkodranët do të godasin e do të kthehen në Shkodër me rezultat pozitiv. Belisha e njeh mirë mentalitetin e trajnerit Cungu, me të cilin ka pasur rastin të luajë në një ekip, madje edhe të fitojë trofe. Ai beson se Cungu do të dijë ta rreshtojë skuadrën në atë mënyrë, që në mos fitoren, Vllaznia të marrë barazimin në këtë ndeshje. “Për mua Luftëtari bën një futboll shumë të bukur, një futboll sulmues, por ka edhe defektet e veta. Luan shumë i hapur dhe, po ta shikosh, pothuajse në çdo ndeshje pëson gol. Pavarësisht se shënon shumë gola, pëson shumë gola”, – thotë Belisha, duke parashikuar se kuqeblutë do ta gjejnë golin në Gjirokastër. Dhe e pret nga Elis Bakaj, një nuhatës i përsosur goli, gjë që po e tregon me fanellën e Vllaznisë: “Bakaj ka një kualitet për t’u admiruar dhe këtë e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara. Një lojtar, që kur i paraqitet rasti, e shndërron në gol. Duke shtuar mbështetjen e fuqishme, që do të ketë nga krahët, nga kapiteni Shbubina, Kalaja, Çinari apo ndonjë tjetri, Bakaj do ta ketë më të lehtë ta çojë topin në rrjetë”, – shton Belisha.

RIKTHIMET – Vllaznia pa Bakajn në formacion është ndeshur dy herë me Luftëtarin. Në fazën e parë, 90-minutëshi i luajtur në fushën asnjanëse të Peqinit, është mbyllur në barazim 1-1, me golin e kapitenit Shtubina. Për fazën e dytë në “Loro Boriçi”, në fitoren e gjirokastritëve 2-3, për kuqeblutë shënoi përsëri Shtubina dhe Marku golin e dytë. Marrjen e rezultatit pozitiv të Vllaznisë në këtë transfertë, Belisha e bazon edhe te fakti se në radhët e kuqebluve ka rikthime të rëndësishme, ku krahas treshes së titullarëve Gocaj-Vrapi-Krymi, që shlyen skualifikimin me tre kartonë të verdhë, kthehet edhe mbrojtësi Denis Pjeshka, i cili gjatë javëve të fundit ka shfaqur një formë të mirë sportive. Megjithatë, për të marrë të paktën një pikë në fushën e Luftëtarit, Belisha kërkon që Vllaznia të jetë më e kujdesshme në  mbrojtje. Sipas tij, gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë edhe atë me Skënderbeun, reparti i prapavijës nuk ka qenë në nivelin e duhur, ndaj ai tërheq vëmendjen që lojtarët e këtij reparti të jenë të vëmendshëm në veprimet e tyre, për të mos lënë hapësira. Nëse ndodh kështu, Belisha është i bindur se skuadra shkodrane do të kthehet me pikë nga Gjirokastra.

Related Posts

VIDEO/ Inter fiton ndaj Torinos, zikaltërit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Sport

VIDEO/ Inter fiton ndaj Torinos, zikaltërit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

04/02/2026
Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

Vajtje-ardhje dhe dëmtime, te Flamurtari kanë probleme për të zgjidhur

04/02/2026
Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet
Sport

Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet

04/02/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Mbyllja e merkatos së dimrit, Partizani e sheh bilancin 5 me 5

04/02/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Mbyllja e merkatos së dimrit, Partizani e sheh bilancin 5 me 5

04/02/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Shifrat nuk gënjejnë, Vllaznia është gati për trofe

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

tepelene thike plagosje

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al