• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Belinda Balluku këshillon qytetarët: Lajini rrobat në 30 gradë

30/08/2022
Balluku: Qytetarët janë shumë të qartë, opozita jep sugjerime nga karrigia, kriza ka prekur gjithë botën

Duket se qeveria shqiptare po i përgatit qytetarët për një dimër të vështirë, sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Përmes një postimi një postimi në FB, ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa këshilla. Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë e jo me temperaturë të lartë. Kjo metodë, thuhet në video, do të mundësojë kursimin e energjisë elektrike.

“Kursejmë energjinë që ta kemi!”, shkruan Balluku krahas videos.

Në komentet e postimit të ministrit, përveç atyre që e mbështesin, ka edhe të tjerë që ironizojë. “Dhe lahuni te shtunen se te dielen do lajme rrobat me dore”, shkruan dikush.

Postime apo deklarata të ngjashme janë bërë më herët nga ministrja. Në një tjetër reagim disa ditë më parë, ajo i porositi qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruante Balluku në FB.

Vetëm ministrja, në një intervistë televizive lajmëroi se në muajin tetor, konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, “do të faturohen me vlerën e tregut”.

Ndërkohë, raportohet se rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi dhe se çmimet e energjisë në bursë po prekin majat.

Disa ditë më parë, opozita denoncoi se qeveria po përgatit të prodhojnë energji elektrike përmes dy anijeve-gjeneratorë që do të sjellë dhe ndotje të konsiderueshme për mjedisin. “Kostoja për dy vite qira del mbi 761 milionë euro”, tha ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, duke e quajtur projektin një aferë korruptive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Tërmet Peçi, kandidati më i votuar në Memaliaj (Shifrat)

12/05/2025
Kryesore

Anila Dhimitri, kandidatja më e votuar në Këlcyrë (Shifrat)

12/05/2025
Kryesore

Piro Dhima kandidati më i votuar në Libohovë (Shifrat)

12/05/2025
Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në
Kryesore

Lexojeni për zbavitje/ Tritan Shehu nga Gjirokastra: Jam i bindur se rezultati do të jetë i mirë për PD-në

12/05/2025
Kryesore

Kanosi gazetarin nga Lazarati, nën hetim i riu nga Picari

12/05/2025
Kryesore

PS fiton edhe Libohovën me rreth 500 vota diferencë (Rezultati)

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Tërmet Peçi, kandidati më i votuar në Memaliaj (Shifrat)

12/05/2025

Anila Dhimitri, kandidatja më e votuar në Këlcyrë (Shifrat)

12/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al