• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Belind Këlliçi: Pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

20/09/2022
Belind Këlliçi: Pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

Financimi rus i PD, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, ka qenë çështja e ditëve të fundit në opozitën shqiptare. I ftuar në “Radar Informativ”, deputeti demokrat Belind Këlliçi kërkoi transparencë dhe tha se ka qenë një vendimmarrje personale e Bashës. Ai gjithashtu risolli në kujtesë akuzat e Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA dhe shkak për këtë mund të jetë edhe financimi rus.

“Për një çështje aq të rëndësishme do ishte mirë që i pari të reagonte vetë zoti Basha.

Po flasim për raportim zyrtar të VOA. Unë gjykoj që duhet të bëhet transparencë. Është në të mirë të zotit Basha dhe kushdo ka qenë në krye të zinxhirit drejtues të bëjnë transparencë. Personat përgjegëjs duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nuk ka pasur askush informacion në PD për këtë çështje. Unë nuk kam pasur informacion, kam qenë në kryesi dhe kryetar i FRPD. Në dijeninë time ka qenë një vendimmarrje e tij personale. Se ça ka bërë, do ishte mirë të bëhej transparencë

Duhet ta ndajmë përgjegjësinë. Nuk mund të fajësosh një parti të tërë. Ndarjen mund ta bëjmë duke i shkuar deri në fund dhe me transaprencë kësaj çështjeje, kush janë personat që kanë qenë prapa kësaj historie. Çdo deputet, apo ish-deputet, apo votues i PD duhet të distancohet nga kjo “patate e nxehtë”. Mua më intereson që kjo thashethemnajë të marri fund një orë e më parë.

Unë nuk kam paguar asnjë qindarkë për lobim dhe nuk është normale që një forcë në opozitë të paguajë 1 mln dollar për lobim, për të bërë një foto me presidentin e SHBA-ve.

Për këtë bëni mirë të pyesni zotin Basha. Unë di që nga viti 2017, nuk ka ndonjë udhëtim të Bashës në SHBA. Vitin e kaluar me gjithë mbështetjen që mori, nuk shkoi dot në SHBA. Si ka mundësi që ky politikan, ky “rising star” i diplomatëve amerikanë, ka 5 vite gjysmë që nuk shkon dot, si nuk shkoi dot vjet kur kishte nevojë për të treguar dhe për të bërë një foto me zyrtar të DASH në Uashington?

Basha nuk udhëton dot në SHBA, as për qejfin e tij. Kjo tregon që ka një problem. Nëse e kemi ne gabim, edhe BBC edhe VOA dhe inteligjenca amerikane e kanë gabim, po të dalin e të thonë e kemi gabim”, tha Këlliçi?

Related Posts

“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…
Lajme

“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

08/07/2025
Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…
Lajme

Zbardhen detajet e reja rreth trupit të dekompozuar që u gjet në Kolonjë, dyshohet se…

07/07/2025
Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar
Kryesore

Ermal Dredha: Rama nuk i kërkoi dorëheqjen drejtorëve, as nuk i ka takuar

07/07/2025
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars
Kryesore

Kush janë turistët më dorëlëshuar në Shqipëri

07/07/2025
Ardit Bido pyet Berishën: Doktor, na thuaj, Himara është minoritet grek a jo?
Kryesore

Aksioni i Ramës në Vlorë, Ardit Bido: Ishte e nevojshme!

07/07/2025
Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
Kryesore

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

07/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Zayn Malik pretendon se ka marrë sjellje raciste nga anëtarët e One Direction

Zayn Malik pretendon se ka marrë sjellje raciste nga anëtarët e One Direction

08/07/2025
La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al