Deklaratës së drejtuesit të “Arnautistan”, Mustafa Nano, se ata që marrin pjesë tek Foltorja janë të prapambetur, Roland Bejko iu përgjigj duke thënë se ata janë demokratë që kanë dhënë kontributet e tyre në PD.
Bejko theksoi se ajo që bie më shumë në sy tek Foltoret është fakti i dëshirës për tu shprehur dhe kjo sipas tij ka munguar në PD për një kohë të gjatë.
“Ata që marrin pjesë tek Foltorja janë të gjithë demokratë që kanë dhënë kontributet e tyre ose kanë qenë të pakënaqur apo nuk kanë marrë pozicionin e tyre në PD, por tani kanë gjetur rastin të vijnë dhe të evidentohen. Ajo që mua më bie më shumë në sy është fakti i dëshirës për tu shprehur dhe kjo ka munguar në PD për një kohë të gjatë. Basha ka bërë takime, ka dalë edhe më shumë se Berisha në opozitë. Basha bëri aksione radikale por nuk i dhanë rezultat, u bë për të tërhequr vëmendjen e të huajve. Ne duhet ta pranojmë se sot jemi gati në një regjim, Rama ka gjithë pushtetet në dorë”, tha Bejko.