• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bejko: Kemi shumë nevojë për pozitivitet. Na lodhi helmi që shpërndahet për gjithçka e për çdo gjë

11/06/2020
Roland Bejko ‘shigjeton’ Presidentin: Gjethja e fikut, nuk e mbulon dot tërë lakuriqësinë

Nga Roland Bejko

Ikën Dvorani-le të besojmë në skenarët optimiste. Kemi shumë nevojë për pozitivitet.

Mendoj se largimi i Dvoranit nga pozicioni që ai dhe konjuktura politike e Kryeministrit e mbante peng prej vitesh në pozicionin e titullarit të Gjykatës e Lartë, do ti hapë rrugën përshpejtimit të formatimit dhe funksionimit instuticional të sistemit të drejtësisë duke përfshirë jo vetëm themelimin e Gjykatës së Lartë, por edhe atë të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe nëse kjo ndodh shpejt, mund të ketë një shans gjykimi të drejtë të ligjshmërisë ose jo të dy dosjeve më të nxehta të kohëve të fundit; zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nuk dua ti besoj teoritë komplotisto-konspiracioniste me pazare presidentësh e kryeministrash.

Po bëhemi një shoqëri paranojake. Pas çdo akti ne zbulojmë një komplot ogurzi.

Përkundrazi, nëse analizojmë zinxhirin e ngjarjeve deklaratave zyrtare dipas kronologjisë së tyre, na del një përfundim tjetër llogjik:

1. Sekretari Amerikan i Shtetit M. Pompeo deklaroi dje se e përshëndeste marrëveshjen zgjedhore dhe kërkoi kodifikimin sa më të shpejtë të saj nga palët politike.

2. CDU dhe grupi i partive popullore evropiane kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në një ditë të vetme.

3. Në korrikun e vitit të kaluar zv, ndihmës sekretari amerikan i shtetit M. Palmer deklaroi veç të tjerash në emër të DASH se do të jetë Gjykata Kushtetuese që do krijohet së shpejti ajo që do të japë një përgjigje mbi ligjshmërinë ose jo të votimeve lokale të 30 qershorit.

4. Bundestagu dhe BE kanë kërkuar veç të tjerash që të përfundojë sa më shpejt reforma në drejtësi duke garantuar institucione dhe një drejtësi të pavarur e funksionale për qytetarët.

5. Të gjithë faktorët, janë shprehur së fundmi të shqetësuar për ngecjen për disa, dhe dështimin për disa të tjerë, të reformës në drejtësi, pa të cilën jo vetëm që nuk do kemi drejtësi të pavarur për të gjithë, por as ndarje, balancë dhe kontroll të pushteteve.

5. Pa drejtësi të pavarur, nuk mund të ketë as zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike dhe të gjithëpranuara; nuk do kemi rikthim brenda kornizave kushtetuese të Parlamentit, Demokraci dhe Vetqeverisje lokale, Shtet të së drejtës, dhe ekonomi konkuruese tregu të lirë.

Pra, ky është varianti që dua të besoj. Ja kemi detyrim brezit të ri t’i injektojmë ligjërimit publik më tepër pozitivitet dhe besim tek e ardhmja. Na lodhi helmi që shpërndahet për gjithçka e për çdo gjë.

Related Posts

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë
Blog

Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

06/10/2025
Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, ja sa po vaksinohen
Blog

Braktisja e të moshuarve

26/09/2025
Diella, ministri ideal i Edi Ramës
Blog

Diella, ministri ideal i Edi Ramës

21/09/2025
Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Komplot i koordinuar”, Aeroporti i Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

“Komplot i koordinuar”, Aeroporti i Vlorës, reagon Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

19/10/2025
“Një djalë me zemër të artë”, çfarë dihet për vrasjen e shqiptarit në Itali

“Një djalë me zemër të artë”, çfarë dihet për vrasjen e shqiptarit në Itali

18/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al