• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëhuni gati, pasojat e vullkanit “Etna” do ndjehen edhe në Shqipëri (VIDEO)

01/03/2017
Bëhuni gati, pasojat e vullkanit “Etna” do ndjehen edhe në Shqipëri (VIDEO)

Shpërthimi i vullkanit në malin Etna në Sicili pritet të shtrijë ndikimin e tij në gjithë juglindjen e Europës. Ndonëse vendi ynë ndodhet kilometra larg kësaj zonë, pasojat e vullkanit do të ndihen edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Mbrëmjen e së hënës, Etna, i njohur si vullkanit më aktiv në Europë, filloi të nxjerrë llavë dhe të lëshojë hirin vullkanik në ajër. Edhe gjatë ditës së të martës hiri vullkanik vijoi të përhapet në atmosferë.

Faqja e parashikimit të motit “AccuWeather” ka njoftuar se hiri vullkanik pritet të përhapet edhe më tej. Kështu, parashikohet që shpërthimi i Etnës të ndikojë në të gjithë juglindjen e Europës ku përfshihen të gjitha vendet si: Jugu i Italisë, pjesa më të madhe e Shqipërisë, veriu i Greqisë, e gjithë Maqedonia, jug­lindja e Kosovës, jugu i Serbisë, e gjithë Bullgaria, jugu i Rumanisë dhe veriu i Turqisë evropianë.

“Gjatë ditëve të ardhshme, hiri vullkanik pritet të përhapet në gjithë pjesë juglindore të Italisë”, zonë e cila do të ndjejë edhe efektet më të këqija”, thotë meteorologu i “AccuWeather”, Tyler Roys.

“Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht te njerëzit e ndjeshëm. Kjo situatë mund të vazhdojë për disa ditë, për aq kohë sa do të zgjasë shpërthimi i vullkanit”, thotë Tyler Roys.

Hiri do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do pengojë rrezet e diellit në detin Jon dhe Ballkan, duke filluar nga e premtja për të vazhduar deri të shtunën. Në këtë situatë do të krijohet edhe një ‘re tymi’, e cila do qëndrojë mbi rajonin tonë për të paktën dy ditë.

Për personat që kanë probleme me frymëmarrjen rekomandohet që të shmangen daljet jashtë shtëpisë nëse situata e ajrit rëndohet. Hiri mund të shkaktojë edhe probleme të vogla në fluturimin e avionëve, kryesisht në rajonin e Sicilisë, dhe në Mesdhe.

Vullkani në malin Etna është më aktivi në Europë, gjithsesi, studiuesit nuk parashikojnë rreziqe të madha nga shpërthimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete
Argjiro +

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf
Argjiro +

Paralajmërimi i Harvardit: Mos hani shpesh pilaf

15/11/2023
Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve
Argjiro +

Çifti italian thyen rekord: Dasmë dhe divorc brenda 24 orëve

26/10/2023
Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi
Argjiro +

Këto shenja horoskopi “lënë kokën” pas ditëve me shi

18/10/2023
Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor
Argjiro +

Studentja shqiptare diplomohet në Harvard, shkon në ceremoni me kostum popullor

06/09/2023
bankat, kredite, banke, para, depozita bankare
Argjiro +

Çfarë bëjnë bankat me paratë tona!

11/08/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

01/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al