• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Behar Ramadani në dyshim ndaj Vllaznisë, Luftëtari synon rikthimin te fitorja

01/03/2017
Behar Ramadani në dyshim ndaj Vllaznisë, Luftëtari synon rikthimin te fitorja

Luftëtari e ka arkivuar barazimin 1-1 me Laçin dhe gjirokastritët menjëherë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Vllaznisë. Në radhët e bluzinjve, optimizmi për ndeshjen e radhës është evident, pavarësisht trysnisë së rezultatit. Përpos besimit dhe dëshirës për t’u rikthyer te fitorja, për stafin teknik shqetësim më vete janë dy mungesat e lojtarëve titullarë, Behar Ramadani dhe Vangjel Zguro.

Ramadani, sipas të gjitha gjasave, pritet të jetë një mungesë me peshë në mesfushën e Luftëtarit për arsye dëmtimi. Mungesa e shkodranit përbën “dhimbje koke” për trajnerin Milinkoviç, pavarësisht alternativave që ka. E sikur të mos mjaftojë dëmtimi i Ramadanit, në takimin me Laçin e pësoi edhe Vangjel Zguro, i cili plotësoi numrin tre të kartonëve të verdhë.

Kontingjenti aktual i Luftëtarit, i vendosur nën urdhrat e stafit teknik, i ka të gjitha mundësitë për të kompensuar mungesat e titullarëve. Më herët drejtuesit e Luftëtarit janë shprehur se te gjirokastritët gjithçka funksionon si grup. Nisur nga cilësitë e bluzinjve, trajneri Milinkoviç do të dijë të rreshtojë në fushën e lojës më të mirët përballë Vllaznisë.

Afrimi i merkatos së janarit, Usama Mutumane, me shumë mundësi, shihet si zëvendësuesi real i shkodranit Ramadani nëse nuk rikuperohet për të shtunën. Një tjetër opsion është edhe Donald Rrapo. Mutumane ose Rrapo, së bashku me Albano Aleksin priten të jenë “diga” para mbrojtjes së Luftëtarit.

Sakaq, edhe pse është ende herët për të konfiguruar formacionin e mundshëm, mbrojtja do të jetë e sigurt me Liçaj, Beqiri, Bojom e Rrapaj. Sulmuesi Pedro Bengui vijon përgatitjet me grupin nën urdhrat e stafit teknik me synimin për të qenë gati për Vllazninë. Për të bërë të mundur aktivizimin sa më shpejt të sulmuesit nga Angola, ka menduar përgatitësi atletik Marko Jovanoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sfida me Çekinë, ja si është gjendja e Kombëtares
Kryesore

Sfida me Çekinë, ja si është gjendja e Kombëtares

02/10/2023
Luftëtari mund 3 me 1 Delvinën, kryeson Kategorinë e Dytë (VIDEO)
Lajme

Luftëtari mund 3 me 1 Delvinën, kryeson Kategorinë e Dytë (VIDEO)

01/10/2023
Skënderbeu triumfon ndaj Partizanit
Lajme

Skënderbeu triumfon ndaj Partizanit

01/10/2023
“Sa herë t’i afroheni Kosovës, do t’i hapni varre vetes”, tifozët mesazh Serbisë
Lajme

“Sa herë t’i afroheni Kosovës, do t’i hapni varre vetes”, tifozët mesazh Serbisë

01/10/2023
Brojën e presin muaj të vështirë
Kryesore

Brojën e presin muaj të vështirë

02/10/2023
E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi (FOTO)
Kryesore

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi (FOTO)

28/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Viti i ri akademik në Gjirokastër, pse s’ka vend për entuziazëm

Shqipëria po zbrazet, ulet frikshëm numri i studentëve, Universiteti i Gjirokastrës në rrezik

02/10/2023
"Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot", shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, shoqja e Klodianës rrëfen pse ajo nuk e denoncoi burrin në polici

02/10/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al